Pasi abuzoi me “i kemi numrat” Lekaj shpreh keqardhje që “deputetët janë shndërruar në numra”

Pasi abuzoi me “i kemi numrat” Lekaj shpreh keqardhje që “deputetët janë shndërruar në numra”

Kishte qenë një ndër të parët që pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit kishte përdorur shprehjen “i kemi numrat” por tash kur kanë mbetur edhe tri ditë që të mbahet seanca e parë e Kuvendit të Kosovës, Pal Lekaj ka shprehur një keqardhje që lidhet me deputetët.

Lekaj i cili gjatë të gjitha prononcimeve në lidhje me procesin paszgjedhor kur ka folur për kandidatin për kryeministër Ramush Haradinaj ka përdorur shprehjen për numra duke mos përmendur asnjë deputet, ka thënë se kjo gjë shumë shpejt do të marrë fund.

“Na vjen keq që i kemi shndërruar deputetët në numra por shumë shpejt do të vijë koha kur ata do të dihen me emra”, ka thënë Lekaj për RTK-në.

Tash për tash, përpos Teuta Rugovës dhe Labinot Tahirit asnjë nga deputetët e koalicionit LAA nuk janë përmendur si votues të Qeverisë Haradinaj.