Hoti thotë se u sulmua nga makineria propagandistike parapolitike e qeverisë në detyrë

Hoti thotë se u sulmua nga makineria propagandistike parapolitike e qeverisë në detyrë

Avdullah Hoti, ish-zëvendëskryeministri i Kosovës ka reaguar pas sulmeve që i janë bërë gjatë ditës nga kabineti qeveritar i kryeministrit në largim, për shkak të refuzimit që LDK bëri ndaj ftesës së Kurtit që qëllim kishte diskutimin për parandalimin e COVID-19, shkruan Insajderi.

Hoti, përmes një shkrimi në Facebook, ka deklaruar se po të kuptohej ajo që kam thënë sot, nuk do të sulmohesha nga makineria propagandistike parapolitike e qeverisë në detyrë.

Madje, sipas tij nëse do ta kuptonin do të fillonte një debat argumentues.

Shkrimi i plotë i Hotit:

Po të kuptohej ajo që kam thënë sot, nuk do të sulmohesha nga makineria propagandistike parapolitike e qeverisë në detyrë.

Përkundrazi, do të fillonte një debat argumentues, që do duhej të qonte drejt konsensusin shoqëror për planin për rimëkëmbje ekonomike dhe mbrojtje sociale të grupeve në nevojë për kujdesin e shtetit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hoti ka njoftuar se LDK ka refuzuar takimin, ku të ftuar ishin nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Ai është shprehur se nuk ka nevojë për tryezë politike me një qeveri që i ka ditët e numëruara, që sipas tij nuk mund të marrë kurrfarë zotimesh dhe që ka shkelur dy herë kushtetutën./Insajderi.com

Lexo edhe:

Hoti refuzon ftesën e Kurtit

Këshilltari i Kurtit në një postim gënjen dhe fyen gratë

Pas raportimit të mediave – Këshilltari i Kurtit detyrohet ta fshijë postimin ku kishte gënjyer dhe fyer