Pasi e rrahu, Don Arbas ka disa fjalë për Ilir Tolajn

Pasi e rrahu, Don Arbas ka disa fjalë për Ilir Tolajn

Reperi i njohur Don Arbas ditë më parë është përfshirë në një konflikt me Ilir Tolajn.  Arsye e së cilës u tha që ka qenë bllokada që ky i fundit kishte krijuar në komunikacion.

Tani reperi, Arbas ka marrë shkas për t’i kërkuar Tolajt publikisht falje.

“Një incident që ndodhi para ca ditëve m’boni personazh të Portaleve, unë kurrë s’kam qenë njeri i dhunës as të përflitem për keq , përkundrazi jam marrë me diçka që është larg dhunës dhe afër çdo parimi njerëzor dmth me ( ART ), dhe si artist u ndjeva keq për atë që ka ndodhur pa marrë parasysh fajtorin gjej rastin ti kërkoj ndjesë publike Dr Ilir Tolaj’t me të cilin u konfliktova, ky konflikt ishte diçka sekondare dhe ndodhi ajo që ndodhi , nuk dua të zgjatem thjesht dua të sqaroj opinionin publik që kjo që ndodhi nuk ka të bëje me personalitetin dhe karakterin tim . Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin”, ka shkruar ai në Facebook.