Pak minuta pasi Gjykata Kushtetuese konstatoi se Qeveria e Kosovës bëri shkelje kushtetuese me vendimin për orë policore, ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ahmeti përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se vendimi i gjykatës hyn në fuqi më 13 prill dhe se deri atëherë apo deri në një vendim tjetër, mos dilni pas orës 17:00.
“Qetë ta mbrojmë jetën tonë! Gjykata Kushtetuese ka vendosë se vendimi i qeverisë për kufizim të lëvizjes është jokushtetues. Ky vendim i gjykatës kushtetuese hyn ne fuqi me 13 prill. Deri atëherë apo deri në një vendim tjetër, mos dilni pas orës 17:00, dhe po ashtu me lutje mos dilni as para orës 17. Jo pse e thonë vendimet, por se është e shëndetshme për jetën tuaj. #rriNshpi“, ka shkruar Ahmeti.