Pasi i doli video me femër tjetër, Fero ka diçka për t’i thënë Arbenitës

Pasi i doli video me femër tjetër, Fero ka diçka për t’i thënë Arbenitës

Disa ditë më parë modelja e njohur Arbenita Ismajli publikoi në profilin e saj fotone një vajze që i shkruante partnerit të saj Fero. Modelja e ironizoi vajzën në fjalë duke thënë: “Lloji i vajzave që gjej në mesazhet e të dashurit tim. Mos u ngatërro me një të dashur të çmendur!”

Vajza në fjalë reagoi publikisht duke zbuluar edhe identitetin saj. Ajo quhet Serena Sula dheka qenë konkurrente në “Miss Shqipëria”. Ndërkohë dy ditë më parë, në media u publikua dhe një video ku Serena shfaqej me Feron, video që siç duket nxehu keq Arbenitën e cila nëpërmjet një postimi tregoi se do të largohej për në SHBA.

Mirëpo, për herë të parë ka reaguar së fundmi edhe Fero i cili ka sqaruar një herë e mirë se marrëdhënia e tij me Arbenitën po shkon shumë mirë.

Ai ka publikuar klipin e tij të fundit, pjesë e të cilit është edhe Arbenita dhe ka shkruar: “7 milion me gruan time më të mirën në botë”.