Pasi Thaçi i kaloi pushimet me Baton Haxhiun, i jep komplimente televizionit të tij

Pasi Thaçi i kaloi pushimet me Baton Haxhiun, i jep komplimente televizionit të tij

Pasi presidenti i vendit ka kaluar pushimet verore me drejtorin e Klan Kosovës, Baton Haxhiun,  sot ka shfrytëzuar televizionin e këtij të fundit për ta komplimentuar atë.

Përderisa 12 gushti i këtij viti, Thaçin dhe Haxhiun e gjente në plazhin e Shëngjinit duke u relaksuar, ai sonte e ka quajtur kampion televizionin që udhëhiqet nga Baton Haxhiu.

“Pasi ke ardhur në televizionin kampion të Kosovës, thuaj çka të duash”, i ka thënë Thaçi Besim Dinës.

Mes të tjerash Thaçi ka shtratëzuar televizionin që udhëhiqet nga Baton Haxhiu për të promovuar edhe njëherë idenë e tij për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë./Insajderi.com