Mjeku kosovar Nazim Qehaja, ka larguar statusin e bërë sot nëpërmjet rrjetit social Facebook, ku ka komentuar veshjen e këngëtares Fjolla Morina, e cila mbrëmë u paraqit mjaft provokative në një koncert në Skenderaj, shkruan Insajderi.
Ai këtë e bëri pasi mori shumë komente kundër asaj që e tha.
Në atë publikimi Qehaja, ka thënë se në aspekti human, profesional dhe psikomjekësor, dhunuesit e femrave të këtilla provokuese nuk duhet të përgjigjen para ligjit.
“Sipas mendimit tim, jo vetëm në aspektin human, por edhe në atë profesional, psikomjekësor, dhunuesit e femrave të këtilla, publikisht, skajshëm provokativë, nuk duhet të përgjigjën para ligjit”, ka shkruar Qehaja.
Nga reagimet e shumta për Fjollën, fokusi ishte te veshja dhe lëvizjet skenike të saj që paraqisnin performancë +18, e që binin në kundërshtim me grup-moshën e audiencës, në sheshin “Adem Jashari”, në Skenderaj./ Insajderi.com