Rina Balaj ditën e djeshme u rikthye në rrjetet sociale dhe duket se fansat e saj mezi e kanë pritur.
Ata e kanë bërë menjëherë follow në profilin e ri dhe duket se shumë shpejt reperja do të arrijë ndjekësit që ka pasur dikur.
ZHUTAT e kallin studion e Review | Të shtunën në ora 20:10
E shtuna më e nxehtë ndonjëherë në Review me Nora Haxhën, është këtë javë. ZHUTAT e kallin studion! Në ora 20:10 në TV Dukagjini! MOS E HUMBISNI!
Gepostet von Review am Donnerstag, 21. November 2019
Nga dita e djeshme ajo ka nisur të jetë mjaft aktive me postime dhe nga fotoja e parë u kuptua se Rina edhe gjatë periudhës që ishte larg ekranit ka vazhduar me eksperimentet në look.
Ajo shfaqej me flokët rozë dhe paralajmëronte rikthim të fuqishëm.
Ndërsa ditën e sotme me lot në sy reperja ka treguar një ‘hall’ të madh të saj.
Këngëtarja ka bërë një foto në ballkon dhe duket se idenë e fotos nuk e ka realizuar siç do të dëshironte.
Për këtë gjë e ka penguar gjatësia e saj.
“Dreqi, mendoja se isha e gjatë”, shkruan Rina në foto dhe shkrimin e shoqëron me një emoji që qan.
Epo pas kësaj do i thoshim ne: “Të kuptojmë moj motër, paskemi të njëjtin hall”!