Pasi u takua me Hotin, Macron takohet edhe me Vuçiqin

Presidenti i Serbis%, Aleksander Vuçiq do të takohet me presidentin e Francës, Emmanul Macron.

Pasi u takua me Hotin, Macron takohet edhe me Vuçiqin

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq do të ketë një vizitë zyrtare dy ditore në Francë ku do të takohet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Kjo vizitë e presidentit serb në Paris vjen pak ditë pasi kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u takua me presidentin e Francës, Macron ku diskutimi kryesor ishte dialogu me Serbinë.

Këto takime vinë para samitit të organizuar nga Macron për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë ku pos kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, presidentit, Aleksander Vçiq do të marrë pjesë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe dy përfaqësuesit e lartë të BE-së; Shefi politikave të jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell dhe i dërguari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Samiti në Paris vjen pasi dështoi takimi i organizuar nga emisari i Trump-it, Richard Grenell pas aktakuzave të Gjykatës Speciale ndaj presidentit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit. /Insajderi.com/