Pasi vjedhin fotografitë nga klinika e operacioneve plastike, shantazhojnë klientët

Pasi vjedhin fotografitë nga klinika e operacioneve plastike, shantazhojnë klientët

Një grup hakerash, që e quajnë veten “Tsar Team”, kanë vjedhur dhe publikuar në internet mbi 25,000 fotografi dhe pjesë të të dhënave personale të klientëve të një klinike kirurgjikale kozmetike në Lituani, që ka prekur jetën e mijëra pacientëve.

Këto fotografi të publikuara janë fotografi të pacienteve para dhe pas operimeve apo ndërhyrjeve që i kanë bërë në klinikë. Hakerët gjetën një mënyrë të hyejnë në klinikën Gropi Chirugija, në fillim të vitit 2017, duke kërkuar shpërblime në bitcoin.

Bitcoin është pagesë digjitale e cila u shfaqej klientëve nga shuma  50 deri në 2 000 euro, varësisht se sa të ndjeshme ishin të vjedhurat personale. Sipas autoriteteve lokale, disa nga imazhet dhe informacionet e vjedhura u liruan në mars, pas  kryerjes së pagesave. Më shumë prej tyre u liruan dje (30 maj).

Lajmet e fundit raportojnë se kjo vjedhje ka prekur pacientët mbi 60 vendeve të ndryshme, me rreth 1.500 klientë britanikë. Foto lakuriq, para dhe pas ndërhyrjeve dhe skanimet e pasaportave ishin në mesin e të dhënave të vjedhura.

Zëvendës shefi i zyrës së policisë kriminale lituaneze, Andzejus Raginskis  tha për mediet lokale: “Është zhvatje. Është fjala për një krim të rëndë “.

Hakerat kërkuan që të gjithë bazën e të dhënave të shiten për 300 bitcoin (rreth gjysmë milioni funta). Klinika Gropi Chirugija e refuzoi këtë kërkesë. Ajo arriti çmimin ta zvogëlojë deri në 50 bitcoin, që është për afërsisht 100,000 funta.

“Klientët, natyrisht, janë në shok. Edhe njëherë, do të doja të kërkoj faljet më të sinqerta, “tha për shtypin lokal, Jonas Staikunas drejtori i Grozio Chirurgija.