Pasojat e Covid-19 – Virusi ndikon edhe në vrasjen e minjëve të laboratorit

Pasojat e Covid-19 – Virusi ndikon edhe në vrasjen e minjëve të laboratorit

Eksperimentet e ndryshme që po bëhen si pasojë e kërkimeve të ndryshme për të zbuluar vaksinën për virusin Covid-19, po bëjnë të vdesin shumë minjë të laboratorit.

Xiao-Tong Su një shkencëtarë në Universitetin e Shëndetit dhe Shkencës së Oregonit (OHSU) tregon që ndihet keq dhe u kërkon falje kavjeve të laboratorit kur i vret, raporton Guardian, shkruan Insajderi.

“Mundohem gjithmonë ta kem parasysh që ata po sakrifikohen për një kauzë më të mirë. Në këtë rast, ata po sakrifikohen për të mirën e njerëzve dhe shkencës,” vazhdoi ajo.

Që nga muaji mars i këtij viti, kur epidemia Covid-19 filloi të përhapej në të gjithë globin, hulumtimet e tjera që nuk kishhin lidhje me këtë virus, u ndaluan.

“Të gjitha eksperimentet që janë duke u bërë në këtë drejtim, kanë ndikuar të rritet vrasja e kafshëve që përdoren për këto eksperimente”, thotë Eric Hutchinson, drejtor i burimeve kërkimore të kafshëve në Institutin Johns Hopkins. Ai shton se nuk ndihet aspak mirë kur vret kafshët për këto eksperimente. Atij deri tash i është dashur të vriste 150 kafshë./Insajderi.com