Pato gati për debutim

Pato gati për debutim

Alexandre Pato është gati për të bërë debutimin me skuadrën londineze Chelsea, konfirmon trajneri holandez Guus Hiddink.

Braziliani iu bashkua klubit nga Corinthians në janar të këtij viti, por ende nuk ka bërë debutimin zyrtar me klubin londinez, dhe këtë mund ta bëjë ndaj Norwich Cityt, të martën.

Menaxheri i Chelseat, Guus Hiddink, thotë se Alexandre Pato është në gjendje të mjaftueshme për të bërë debutimin e tij në Premier Ligë të martën.

Braziliani nuk është paraqitur për “Blutë” që prej marrëveshjes së arritur në janar, ai ka tre muaj pa luajtur – ndeshja e tij e fundit konkurruese ka qenë për ish-klubin e tij, Sao Paulo në nëntor.

Por Chelsea përballet me një orar të vështirë gjatë disa javëve të ardhshme dhe Hiddink ka zbuluar se 26-vjeçari mund të paraqitet nga fillimi, në “Carrow Road” gjatë kësaj mesjave.

“Ai është i etur dhe ne tani kemi një konkurrencë të madhe, në një atmosferë shumë të mirë”, ka thënë holandezi, i cili pranoi se ai mund të pushoi Diego Costan për ndeshjet e ardhshme.