Pato tregon pse e ka lënë Milanin

Pato tregon pse e ka lënë Milanin

Pato ka mbërritur në Kinë katër muaj më parë, që kur Tianjin Quanjian e bleu atë nga Villarreali. Ai është vënë nën urdhërat e Cannavaros, është bërë pjesë e projektit të tij. Dhe tani, ai tregon në intervistën e dhënë për “Gazzetta”, numri i sotëm. Një rast i mirë për të folur edhe për Milanin, që i ka mbetur në zemër.

Çfarë është thënë në Kinë për pronarët e rinj të Milanit?

Unë nuk e di se kush janë ata pikërisht, por mund të them se këtu ka një pasion të madh për futbollin. Ka të holla për të investuar. Ka një fuqi të madhe ekonomike dhe duan të ecin përpara me topin.

Ju mund të ktheheni mbrapa në kohë, kur do të largoheshit nga Milani?

Berluskoni është përpjekur dy herë për të më frenuar në janar 2012. Barbara (Berlusconi) më tha se babai i saj donte të fliste. Presidenti më thirri mua dhe më tha: Mos shko larg, ti je simboli ynë. Dhe e respektova vullnetin e tij.

Një vit më vonë, megjithatë, u kthyet në Brazil. Çfarë ka ndodhur?

Kisha shumë probleme fizike. Berlusconi ishte gjithnjë në mbështetje, por shkova tek ai dhe e binda. I thashë atij se kjo ishte për të mirën time. Te Korintas, në 20 ditë kam ndryshuar përgatitjen time dhe kam filluar të ndjehem mirë.