Patriarku i kishës serbe i del krahë pushtetit me rastin e protestave

Patriarku serb Irinej i ka komentuar protestat qytetare të cilat tashmë dy muaj, çdo të shtunë po mbahen në Beograd, ndërsa kohëve të fundit edhe në qytete tjera të Serbisë.

Patriarku i kishës serbe i del krahë pushtetit me rastin e protestave

Ai në një intervistë për “Politikën” i ka sjellë në lidhje demonstratat në Republikën Serbe dhe në Serbi dhe ka pretenduar se nuk sheh asnjë dobi për popullin nga protestat.

Një ditë pasi në Beograd kanë shëtitur për herë të tetë qytetarët e pakënaqur, patriarku Iriniej ka theksuar se problemet “sociale dhe pakënaqësia e cila ekziston te disa shtresa të shoqërisë nuk duhet ta përçajë qenien e popullit”.

“Me breng të madhe i kam përcjell demonstratat e paradokohshme nëpër rrugët e Banjallukës. Ata të cilët nuk i duan të mirën Republikës Serbe dhe popullit serb, do të ishin të kënaqur. Nuk shohë dobi për popullin as nga protestat në Beograd dhe gjithë Serbinë. Ndoshta dikush nuk do sheh apo nuk do të shohë, mirëpo të gjitha këto protesta janë të lidhura”, ka thënë patriarku serb.

Nga ana tjerët një klerik i lartë i KOS-it dhe redaktor i revistës kishtare “Glas Cërkve” Ljubomir Rankoviq thotë se ky është qëndrimi personal i patriarkut, dhe ky nuk është qëndrimi i Kishës Ortodokse Serbe, sepse këtë qëndrim duhet ta marrë kuvendi i kishës (Sabori)./Insajderi.com.