Patrik Cutrone rikthehet te Wolves nga huazimi te Fiorentina

Patrik Cutrone rikthehet te Wolves nga huazimi te Fiorentina

Aventura e Patrik Cutrones te Fiorentina nuk ka zgjatur shumë, teksa ish-sulmuesi i Milanit është rikthyer përsëri te skuadra angleze e Wolverhampton Wanderers, njofton Insajderi.

Italiani kaloi te skuadra nga Firence në merkaton e janarit të kaluar në formën e huazimit, i cili është ndërprerë në gjysmën e sezonit dhe tashmë sulmuesi është rikthyer në Angli, ku do të provojë të bindë drejtuesit dhe trajnerin me paraqitjet e tij.

Gjithçka është konfirmuar nga klubi i Fiorentinës nëpërmjet faqes zyrtare, ku njoftojnë se Cutrone është rikthyer te Wolves. Kujtojmë se “Ujqërve” iu është dëmtuar sulmuesi Raul Jimenez dhe për këtë arsye vendosën të rikthejnë Cutronen. /Insajderi.com