Patrikana e Konstatniopojës e njeh pavarësinë e kishës së Ukrainës

Patrikana e Konstatniopojës e njeh pavarësinë e kishës së Ukrainës

Kisha ortodokse ruse e ka quajtur “katastrofë dhe përçarje” vendimin e Patrikanës së Konstatinopojës mbi pranimin e pavarësimit të kishës ukrainase nga Moska.

“Patrikana e Konstaninopojës ka marrë vendim kastastrofal, në rend të parë për vete dhe në përgjithësi për gjithë botën ortodokse”, ka thënë zëdhënësi i patriarkut rus Kiril, Aleksandar Volkov, transmeton agjencia e lajmeve ruse “Ria Novosti”.

“Ajo çfarë ka ndodhur sot është legalizimi i përçarjes”, ka vlerësuar Volkov dhe ka përfunduar se “Patrikana e Konstantinopojës e ka kaluar vijën e kuqe”.

Patrikana ortodokse ka vendosur të vazhdojë procedurën e dhënies së pavarësisë kishës ortodokse të Ukrainës nga kisha ortodokse ruse. Vendimi u publikua pas përfundimit të seancës treditore të Sinodit ortodoks të patrikanës në Stamboll, transmeton Associated Press./Insajderi.com.