Paul Scholes: United do të përfundojë në top 4

Paul Scholes: United do të përfundojë në top 4

Legjenda e MAnchester United, Paul Scholes ka deklaruar se United ka gjasa të mira dhe do të përfundojë në top 4, por me një kusht.

“United kanë një orar jo dhe aq të vështirë, prandaj mendoj se ata mund të fitojnë çdo ndeshje deri në fund dhe të arrijnë top 4. Por, vetëm nëse Solskjaer do të paraqitet me formacionin e njëjtë si në dy ndeshjet e fundit dhe nëse është i aftë të mbajë të freskët e të motivuar lojtarët e tij” deklaroi Scholes, raporton Insajderi.

Scholes ka qenë kritik i madh i politikave dhe trajnerëve të United, që nga koha e pensionimit të tij dhe të sir Alex, por me ardhjen e Solskjaer, ai ka gjetur paqen dhe tani është më i qetë e më i matur në kritikat e tij. Scholes dhe Solskjaer për një kohë të gjatë luajtën së bashku tek ekipi i United./Insajderi.com