fbpx

Pavarësisht se fitoi çmimin prestigjioz, Dua Lipa ka një kritikë për Grammy-n

Pavarësisht se fitoi çmimin prestigjioz, Dua Lipa ka një kritikë për Grammy-n

Dua Lipa ka thënë se këtë vit “ka pasur më shumë femra për Grammy”, por e ka kritikuar këtë event për vitin e kaluar ku kishte më pak fitues…derisa ajo ka festuar dy çmimet bashkë me familjen e saj

Dua Lipa u sigurua gjatë fjalimit të saj të dielën në Grammy  për të kritikuar ata, derisa ajo e pranonte çmimin si “Artistja më e mirë për vitin 2019”.

Këngëtarja kosovare-e cila po ashtu fitoj edhe për “Best Dance Recording” – ka folur për mungesën e fituesve dhe të nominuareve femra vitin e kaluar, duke thënë se këtë vit “ka një rritje të tyre”, pasi që presidenti i “Recording Academy Neil Portnow, bëri të pamundurën nga ana e tij që të këtë më shumë femra këtë vit se në vitin 2018.

“Ku dua të filloj është se dëshiroj të them se jam nderuar shumë që jam nominuar krah shumë femrave artiste të jashtëzakonshme këtë vit. Mendoj se këtë vit me të vërtetë jemi shumë”, ka thënë Dua, transmeton GazetaExpress.

Këngëtarja e hitit “New Rules”, ia ka dedikuar suksesin e saj fansave që i ndihmuan që ta realizojë një ëndërr.

“Dua të ju them faleminderit shumë fansave të mijë, të cilët bën të mundur ta sjell versionin më të mirë të vetes. Ju dua shumë”, ka thënë ajo e emocionuar.

Këngëtarja ka përshëndetur edhe familjen e saj, të cilët po ashtu e përcollën këtë ceremoni.