Pavijoni i Kosovës, një nga favoritët për të triumfuar në Bienalen e Venecias

Pavijoni i Kosovës, një nga favoritët për të triumfuar në Bienalen e Venecias

Sislej Xhafa është artist i njohur dhe tanimë ardhja e tij në Bienalen e Venecias është një freski për artin evropian, e një përparësi për Kosovën. Ata që nuk e njohin Sislej Xhafën do të duhet të lexojë më shumë rreth punës së tij.

Megjithatë, mediet e mëdha të botës së artit duket se e kanë kuptuar dhe po e çmojnë artin e Xhafës. Frieze, një prej portaleve më serioze të artit, e ka nxjerrë Pavijonin e Kosovës si një prej Pavijoneve më të mirë në Bienalen e Venecias.

‘Puna e Xhafës e aktualizon temën e të zhdukurve në Kosovë. Siç thotë ai vetë, interaksioni, prezenca dhe qetësia, kjo punë ka të bëjë me kujtesën dhe me sfidat e jetës’ shkruan Frieze.

Pavijoni i Kosovës po merr vëmendjen sidomos në këtë fillim kur edhe ndahen çmimet e Bienales. Më idealja do të ishte një çmim për këtë Pavijon të shtetit tonë, në Bienalen që konsiderohet si më prestigjiozja në Evropë kur vjen fjala për artin bashkëkohor.
Vogue Italy – magazinë e artit, e konsideron veprën e Xhafës si një ndër më të suksesshmet e këtij Pavijonit. Një intervistë vjen me Xhafën mbi veprën e tij Lost and Found.

`Brenda në Pavijon nuk gjendet askush, brenda punës sime. Bëhet fjalë për të zhdukurit në Kosovë. Telefoni nuk cingëron asnjëherë. Asnjëherë. Kujtesa është eksperiencë, përvojë’ ka thënë mes tjerash Sislej në këtë intervistë e cila niset me pjesëmarrjen `ilegale` të Sislejt në Bienale para disa vitesh dhe vazhdon deri me Kosovën në Bienalen e këtij viti.

Në anën tjetër, nesër ndahen çmimet e Bienales së Venecias ndërsa Gjermania është komentuar nga portalet kulturore si një ndër favoritët për të fituar. / KultPlus.com