PDK akuzon Vetëvendosjen dhe LDK-në se po bëjnë tregti me vota me Listën Serbe

PDK akuzon Vetëvendosjen dhe LDK-në se po bëjnë tregti me vota me Listën Serbe

Kandidatja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Gonxhe Çaushi për kryetare në Mitrovicën e Veriut, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) se kanë blerë në disa qendra të votimit.

Përmes një njoftimi thuhet se që në këta  minuta që kanë mbetë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës. Deri më tani ne jemi të kënaqur me pjesëmarrjen në votime, por kërkojmë që ajo të rritet sepse është e rëndësisë jetike për shqiptaret e kësaj komune.

“Kemi informacione nga tereni për përpjekje për të blerë vota te cilat do të dorëzojmë tek organet gjegjës. Po ashtu kemi marrë informacione ende te pakonfirmuara , tejet shqetësuese se Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, në disa qendra të votimit është duke tentuar të manipulojë procesin e votimit, përmes rritjes së votave të Listës Serbe, si pjesëmarrje, e që i duhet si formë demonstrimi Serbisë, gjersa në kundër-shpërblim, marrjen e disa votave për VV-në që të paraqiten si më të votuarit”, ka thënë Çaushi.

Tutje Çaushi ka thënë se “po flasim për një ‘tregtim votash’ me Listën Serbe dhe LVV-në dhe LDK-në. Këto shqetësime i kemi marrë nga Lagja e Boshnjakëve por edhe disa lagje të tjera ku ka numër të madh të votuesve, për çka pas konfirmimit te informacionit, edhe do të japim detaje më vonë”. /Insajderi.com