VV arrin koalicion me këtë parti në Prizren

VV arrin koalicion me këtë parti në Prizren

Subjekti i ri politik, Alternativa, ka vendosur që të përkrah kandidatin e VV-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

“Sot më 14 nëntor 2017, Alternativa e Prizrenit ka nënshkruar Marrëveshje Koalicioni për mbështetjen e kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje në garën e balotazhit në Prizren, z. Mytaher Haskuka”, thuhet në një komunikatë për media të Alternativës.