PDK: Besojmë në pafajësinë e figurave të UÇK-së

PDK: Besojmë në pafajësinë e figurave të UÇK-së

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje që të ketë vetëdije të lartë patriotike si dhe unitet të brendshëm politik pas arrestimeve të fundit nga Gjykata Speciale, njofton Insajderi.

Këtë thirrje Hoxhaj, e ka bërë përmes një konference për media, e cila u mbajt pas seancës së parë dëgjimore të ish-kryetarit të kësaj partie, Kadri Veseli.

Gjatë kësaj konference, Hoxhaj ka thënë se janë të bindur në pafajësinë ish udhëheqësve të UÇK-së dhe se do të dalin faqe bardh nga ky proces.

“Jemi të bindur në pafajësinë e tyre, ata do të jenë fitimtarë dhe faqebardhë në këtë proces. Ne si PDK bëjmë thirrje për vetëdije të lartë patriotike, për unitet të brendshëm. Një situatë e tillë nuk duhet të na gjejë neve të përçarë dhe të papërgatitur”, tha Hoxhaj.

Gjatë kësaj konference, Hoxhaj u pyet edhe për çështjen e presidentit, ku u përmend emri i Ramush Haradinajt. – Hoxhaj u përgjigj se në situatën në të cilën gjendet vendi, PDK-ja nuk ka ndonjë nguti të mendojë se si të zgjidhet presidenti.

Tuje ai ka folur dhe për procesin  dialogut, për të cilin është shprehur se ajo është çështje e qeverisë dhe ata dinë si t’i qasen këtij problemi.

“Qëndrimi i PDK-së është i qartë, dialogu i takon qeverisë që t’i rishikojnë qëndrimet e tyre në raport me këtë proces. Ne meqë nuk jemi në tavolinë, nuk ia vlen të japim opinion se çka duhet të veprojë qeveria. Dialogu nuk duhet të jetë proces duhet të jetë ngjarje që duhet të përfundojë me njohje”./Insajderi.com