fbpx

PDK e Fushë Kosovës akuzon LDK-në se refuzoi emërtimin e një rruge në emër të Adem Demaçit

PDK e Fushë Kosovës akuzon LDK-në se refuzoi emërtimin e një rruge në emër të Adem Demaçit

Dega e PDK-së në Fushë Kosovë më 11 shtator të këtij viti ka marrë vendim që t’i propozojë Komunës për ndërrimin e emërtimit të rrugës “Dardania”, në emrin e atdhetarit të çështjes Kombëtare Adem Demaçi.

Mirëpo, kjo parti përmes një kumtese për media ka bërë të ditur se ky propozim nuk është përkrahur nga asambilistët e LDK-së.

“Grupi parlamentari i PDK-së i Komunës së Fushë Kosovës, në mbledhjen e Kuvendit Komunal, të mbajtur më 26.09.2018, ka prezantuar dhe arsyetuar kërkesën para asamblistëve. Për çudi, por jo befasi kërkesa nuk është përkrahur nga asamblistët e LDK dhe kryetari i saj, që as nuk dinë dhe as nuk duan të njohin dhe promovojnë vlerat dhe historinë tonë kombëtare.Dega e PDK-së në Fushë Kosovë i bën thirrje pushtetit komunal, që të paktën kësaj here të bëjë diçka për njerëzit që dhanë dhe kontribuuan për Çështjen Kombëtare. Që mos të lanë qytetin e Fushë Kosovës dhe qytetarët e saj pa heronjtë tanë Kombëtare. Komuna e Fushë Kosovës është e vetmja e cila ka mbetur mbrapa krahas komunave tjera me rrugë dhe sheshe pa emra të veprimtarëve që u flijuan për lirinë tonë”,  thuhet përmes kumtesës për media të kësaj dege.

Tutje thuhet se kjo PDK-ja do ta ngrisë zërin çdo herë për çështje me interes kulturor e historik. Adem Demaçi u mbajt i burgosur për 28 vite nga regjimi pushtues serb, kurse vepra e tij u bë frymëzim i qindra e mijëra atdhetarëve dhe veprimtarëve që e pasuan rrugën e drejtë të lirisë dhe çlirimit të Kosovës.