PDK e përshkruan takimin me Kurtin e Osmanin si “normalizim të skenës politike”

PDK e përshkruan takimin me Kurtin e Osmanin si “normalizim të skenës politike”

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyci, ka përshkruar takimin e Enver Hoxhajt dhe Uran Ismaili tek Albin Kurti e Vjosa Osmani si “normalizim i marrëdhënieve në skenën politike”.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, tha se fjala konstruktivitet ka munguar tek diskursi politik i liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

“Edhe këtu duhet të jemi të qartë, PDK shkoi në takim jo vetëm për shkak të konstruktivitetit politik si kulturë politike, por edhe për shkak të situatës së rëndë nëpër të cilën po kalon Kosova”, ka shkruar ndër tjerash Bytyci.

Ndër tjerash, Bytyci përmendi siç tha ai “parimin”, “Opozitë për Pushtetin e jo për Shtetin”.

Shtoi se “konstruktiviteti i PDK-së”, nuk nënkupton bllanko e as refuzim.

Të hënën gjatë ditës, kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe nënkryetari, Uran Ismaili takuan Albin Kurtin e Vjosa Osmanin. Aty zyrtarët e PDK-së paraqitën 10 pika. /Insajderi.com

 

Kosovës i janë dashur një dekadë që partitë politike t’i normalizojnë marrëdhëniet ndërmjet vete. Shumë aktorë të jetës…

Posted by Avni Bytyçi on Monday, 15 March 2021