PDK e quan mashtrim studimin se Kurti u rrëzua me dezinformata

PDK e quan mashtrim studimin se Kurti u rrëzua me dezinformata

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyqi, ka reaguar pas publikimit të një studimi në të cilin Parlamenti Evropian ka konstatuar se amerikanët përmes dezinformatave kanë rrëzuar Qeverinë Kurti, shkruan Insadjeri.

Në reagimin e tij në Facebook, Bytyçi e ka quajtur mashtrim një studim të tillë, ndërsa ka shtuar se kjo është një metodë ruse, e cila nuk funksionon në Kosovë.

“Edhe për fund, duke e shikuar përmbajtjen më të thelluar siç po duket, kallxo.com, dhe BIRN i kanë dhënë inputet për këtë raport, mediumi që i ka financiuar gjatë Haki Abazi. Ndërsa sot, vet e kanë bërë lajmin”.

“Flm për mashtrim, por anti-amerikanizmi ka zero tolerancë, metodat ruse nuk funksionojnë tek ne!”, ka shkruar ndër të tjera zëdhënësi i PDK-së në Facebook./Insajderi.com