PDK humbi rastin që të bëhet e ngjashme me partinë laburiste në Angli

PDK humbi rastin që të bëhet e ngjashme me partinë laburiste në Angli

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka humbur sot rastin që të reformohet në një parti laburiste, pasi që iniciatori i kësaj është prapa grilave.

Rrahim Hashimi i cili është duke qëndruar në paraburgim, në shtator të vitit 2018 kishte shpallur kandidaturën e tij për të parin e PDK-së ku do ta sfidonte të ri-zgjedhurin e partisë, Kadri Veselin.

Hashimi kishte premtuar se me ardhjen e tij në krye të PDK-së do të bënte ndryshime të thella brenda partisë, shkruan Gazeta Insajderi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hashimi kishte njoftuar për shpalljen e kandidaturës së tij dhe se sipas tij do t’i japte fund disa personave të cilët kanë keqpërdorur PDK-në.

“Qytetar të Kosovës, nga sot zyrtarisht e shpalli kandidaturën time për të udhëheq me Partin Demokratike të Kosovës. Do të jem në shërbim dhe udhëheqje të partisë të cilës jo pak nga ne i dham aq shumë që deri sot disa figura gjysmë autokrate abuzuan dhe u pasuruan duke keqpërdorur gjithë mekanizmat e partisë…”. kishte shkruar Hashimi.

Madje Hashimi kishte premtuar edhe reforma të thella strukturore në parti.

“Në cilësi të lidershipit, do të bëjë reforma të thella strukturore në parti dhe do të orientoj drejt një partie laburiste, pjesë nga programi do i publik në ditët dhe javët në vijim”, kishte shkruar Hashimi

Mirëpo sot, ai nuk mundi ta realizojë iniciativën e tij, që PDK-në ta shndërrojë në një parti laburiste të ngjashme si ajo në Angli, e cila kishte lindur nga lëvizjet sindikaliste në vitin 1900 me synim për t’i dhënë klasës punëtore një zë politik.

Andaj sot PDK vazhdon të mbetet një parti e qendrës së djathë  me një ideologji shoqërore liberale dhe ekonomikisht liberale. /Insajderi.com

Kadri Veseli kishte një kundër kandidat, por ai gjendet prapa grilave