PDK-ja deklarohet pro votimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

PDK-ja deklarohet pro votimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, është deklaruar pro votimit të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, njofton Insajderi.

Hamza ka falënderuar deputetët, të cilët kanë kontribuar që seanca për rimëkëmbje ekonomike të mbahet sot.

Si iniciues i kësaj seance, ai ka shprehur keqardhjen që deri tash koalicioni qeverisës nuk arriti të votojë këtë projektligj.

“Z. Aliu, kemi pasur bashkëpunim me LDK-në dhe partitë tjera, por jemi pak xhelozë se dhe ju në fund patët bashkëpunim dhe koalicion me LDK-në dhe na e morët”, u është kundërpërgjigjur ai akuzave të deputetit të VV-së, Liburn Aliu se LDK-ja dhe PDK-ja bashkëpunojnë.

Po ashtu Hamza tha se PDK-ja do të votojë sot Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike. /Insajderi.com