PDK: Jemi në opozitë, nuk është shqyrtuar hyrja në qeveri

PDK: Jemi në opozitë, nuk është shqyrtuar hyrja në qeveri

Zëdhënësi për media i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka folur rreth spekulimeve se PDK-ja se a do të hyjë partia e tij në koalicionin qeverisës, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Bytyçi ka thënë se ajo çfarë po shkruajnë mediat, se PDK-ja mund të bëhet pjesë e qeverisë, nuk është e vërtetë.

Ajo çfarë po thonë mediat është e kundërta e saj se çfarë ka deklaruar prof. Enver Hoxhaj, pra nuk hynë PDK-ja në qeverisje, edhe përkundër faktit që e kemi bërë të dituar disa herë.

Në fund Bytyçi ka shkruar se “PDK është në OPOZITË, hyrja në qeveri as që është trajtuar nga organet e partisë”./Insajderi.com