PDK kërkon seancë të jashtëzakonshme me 14 prill

PDK kërkon seancë të jashtëzakonshme me 14 prill

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se kjo parti i ka mbledhur nënshkrimet që të martën të bëhet seancë ku do ta propozojnë Pakon Emergjente.

Ai ka kritikuar qasjen e qeverisë për ndarjen e Pakos Emergjente.

“Kjo situatë ka ndikim social dhe ekonomik. Me qëllim të adresimit të sfidave si shtet, ne si PDK kemi inicuar thirrje të seancës të martën për thirrjen e seancës, më 14 prill. Nëse ne sot nuk veprojmë, efektet nuk kanë me qenë të njëjta. Jemt të hapur me të gjitha partitë në Kuvend. Qëllimi ynë është që cështjet mos t’i kompleksojmë. Masat e qeverisë nuk janë të mjaftueshme sepse është vërejtë edhe në aspektin profesional sepse e dimë se buxheti është votuar së voni. Për këtë qëllim në si PDK e kemi bërë propozimin që përfshinë pako deri në 320 milionë euro”, tha Hamza në një konferencë për media.

Sipas tij pagat e punëtorëve në sektorin privat të paguhen nga 300 euro në muaj për tre muajt e ardhshëm.

“Shumica e ndërmarrjeve private e kanë ndaluar aktivitetin e tyre dhe për këtë kërkojmë një fond për këto ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Shtesat për të punësuarit që janë në vijat e para siç janë sektori shëndetësor. Në Klinikën Infektive të kenë për 3 muaj t’i kenë nga 500 euro. Subvencionimi i ndërmarrjeve publike të subvencionohen me 20 milionë euro”, tha Hamza.

Hamza dha edhe tri opsione sesi mund të sigurohen këto mjete rreth Pakos së propozuar nga vet ai.

“Ne i kemi propozuar 3 burime financiare. E para është se shteti i Kosovës vitin 2019 e ka mbyllur mirë gjendjen financiare, gjendja e mirë është edhe këtë vit. E dyta është rritja e borxhit publik të brendshëm, që borxhin publik e kemi më të voglin në rajon dhe më gjerë. E treta është huazimi nga institucionet e huaja financiare që kishin me qenë të mjaftueshme për këto që i shpalosa”, tha Hamza.