PDK kritikon Qeverinë: Keqmenaxhuat pandeminë, fëmijët janë mbetur në shtëpi

PDK kritikon Qeverinë: Keqmenaxhuat pandeminë, fëmijët janë mbetur në shtëpi

Partia Demokratike e Kosovës po e kritikon Qeverinë se përmes “keqmenaxhimit të pandemisë”, fëmijët janë në shtëpi e shkollat mbetën të mbyllura.

Muzafer Shala, përfaqësues i PDK-së gjatë një konference për media, ka thënë se “Qeveria nuk ka plan konkret sesi të dilet nga situata”.

“Kemi humbur një vit shkollor për nxënësit e Kosovës dhe tani po rrezikojmë ta humbim edhe një tjetër. Institucionet ndërkombëtare të shëndetësisë kanë rekomanduar që vaksinimi të fillojë të bëhet edhe për fëmijët mbi 12 vjeç por ministria nuk ka marrë asnjë hap që të bëhet një gjë e tillë. Ende nuk ka përfunduar as vaksinimi i të gjithë mësimdhënësve”.

“Çka nëse virusi shpërndahet në masë të madhe te fëmijët cili është plani i Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, cili është plani alternativ sepse deri sot asnjë prind nuk është i informuar”, ka thënë ai.

Për shkak të rritjes së infeksioneve me COVID-19, është shtyrë vijimi i procesit mësimor.

Të mërkurën u regjistruan edhe 22 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19. /Insajderi.com