PDK mban Konventën zgjedhore të shtunën, 794 delegatë pjesëmarrës

PDK mban Konventën zgjedhore të shtunën, 794 delegatë pjesëmarrës

Konventa zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës, ku do të zgjidhet kryetari i ri i kësaj partie, do të nis të shtunën nga ora 09:30, njofton Insajderi.

Nga ky subjekt kanë njoftuar se janë 794 delegatë që do të marrin pjesë në votim.

Memli Krasniqi është kandidati i vetëm për kryetar të PDK-së.

Gjatë ditës së djeshme kryetari i dorëhequr, Enver Hoxhaj, ka bërë të ditur me anë të një konference se nuk do të jetë pjesë e kësaj gare.

Ai tha se vendimi i tij nuk është ad-hoc dhe është menduar mirë. /Insajderi.com