PDK me kritika për Qeverinë rreth tërheqjes 10% të trustit

PDK me kritika për Qeverinë rreth tërheqjes 10% të trustit

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyci, ka thënë se, “10% e trustit kurrë nuk ka qenë zgjidhje, as për qytetarët, e as për ekonominë e vendit”.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook potencoi se profesori i ekonomisë, Avdulalah Hoti, zgjodhi “rrugën më të lehtë”, e “atë të mashtrimit për vjedhjen e parave të qytetarëve”.

Ndër tjerash, Bytyci, përmendi aspekte negative që sipas tij shkaktohen nga tërheqja e 10% të trustit: “ulja e vlerës së Fondit pensional miliona eurosh dhe qytetarët në pleqëri do të kenë më pak para”.

Zëdhënësi i PDK-së, deklaroi që subjekti opozitar kishte ofruar planin 320 milionësh eurosh në fazën e parë të pandemisë, por që nuk kishte arritur të jetësohej ai plan, sipas tij “Ka mjaftuar që partitë parlamentare të uleshin e të diskutonin këtë çështje”. /Insajderi.com

Ja edhe shifrat zyrtare nga Trusti, mbi 100 mijë qytetarë do t’i marrin vetëm 10 euro, ndërsa 200 mijë të tjerë nga 10…

Gepostet von Avni Bytyci am Dienstag, 13. Oktober 2020