PDK: Mjaftë me nepotizëm

PDK: Mjaftë me nepotizëm

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyci, ka kritikuar punësimet partiake në sferën publike.

Ky reagim vjen pasi Flakron Shala, djali i deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Shalës u emërua  Konsull i Përgjithshëm në Pragë.

Këto emërime PDK i ka konsideruar “mentaliet fisnor”

“Është i pakuptimtë, fyes e denigrues kjo puna e nepotizmit në sektorin publik. Shteti nuk mbahet me këtë logjik. Djali, motra, vëllai, baba, vajza, tezja, nipi, kushëriri, gruaja dhe dashnorja/i. Mos e kam harruar dikën? Mjaft ma me këtë mentalitet fisnor”, ka shkruar Bytyci në Facebook. /Insajderi.com