PDK në Prizren kërkon të rimodelohet statuja e Skenderbeut

PDK në Prizren kërkon të rimodelohet statuja e Skenderbeut

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, ka kërkuar që të rimodelohet shtatorja e Skënderbeut në këtë komunë.

Po ashtu ata kërkuan që të ndryshohet lokacioni, njofton Insajderi.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh, kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj bashkë me deputeten Eliza Hoxha, kanë mbajtur sot një konferencë për media.

“E para, lokacioni i përzgjedhur nuk është i denjë për vendosjen e shtatores së Skenderbeut. Ai është i izoluar dhe shumë hapësirë e fshehur e qytetit. E dyta, për shkak të trafikut të dendur në atë rrethrrotullim ku është vebdosur shtatorja, shumë lehtë mund të shkaktohen aksidente dhe rrezikohet jeta e vizitorëve të mundshëm. E treta, dega e PDK-së në Prizren përmes asambleistëve të saj në fazën e parë, para së të merret vendimi, ka tërhequr vëmendjen për lokacionin joadekuat dhe ka kërkuar lokacion tjetër më të përshtatshëm por që është injoruar nga kryetari Mytaher Haskuka”. /Insajderi.com