PDK në Qeveri, flet deputeti

PDK në Qeveri, flet deputeti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lusgtaku, nuk e ka përjashtuar kategorikisht mundësinë që partia e Kadri Veselit të përfshihet në Qeverinë e Avdullah Hotit.

Ai në Klan Kosova tha se një gjë e tillë është e vështirë të ndodhë, por jo e pamundur.

“Është e vështirë, por jo e pamundur”, tha Lushtaku.

Zërat për përfshirjen e PDK-së në Qeveri janë shtuar sidomos pasi kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, largoi “vijat e kuqe” për Partinë Demokratike.

Ndërsa për presidentin, mandati i të cilit përfundon në mars të vitit të ardhshëm, Lushtaku tha se në PDK “nuk ka pasur temë për këtë”.

“Vendimet i marrin organet. Nuk e kemi pasur temë në parti këtë”, tha ai. /Insajderi.com