PDK përfshin në listë dy protagonistë të aferës së përgjimeve

PDK përfshin në listë dy protagonistë të aferës së përgjimeve

Dy anëtarët e PDK-së që kanë qenë të përfshirë në aferën e përgjimeve “Dosja e Shefave”, Hajdar Beqa dhe Zenun Pajaziti, janë përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë nga radhët e PDK-së.

Edhe pse Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u bëri thirrje partive politike që të mos fusin në listat e deputetëve njerëz që janë nën hetime apo kanë të ngritura aktakuza, PDK ka vendosur që të fus në listë një politikan që po hetohet për përfshirje në skandalin “Dosja e Shefave”.

Zenun Pajaziti është ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së që është nën hetime nga Prokuria Speciale e Republikës së Kosovës, raporton Insajderi.

Në serinë e 28-të të “Dosjes së Shefave”, Zenun Pajaziti dhe Adem Grabovci selektonin njerëzit që i përshtateshin partisë së tyre për emërim në bordin e ujësjellësit të Gjilanit.

Adem Grabovci ia lexonte emrat e kandidatëve për anëtarë të Bordit të ujësjellësit të Gjilanit Pajazitit. Pajaziti i seleksiononte ata në bazë të përkatësisë politike, e jo në bazë të kritereve të kërkuara me ligj dhe me konkurs.

Përvec Pajazitit, edhe protagonisti tjetër i “Dosjes së Shefave”, Hajdar Beqa është përzgjedhur nga PDK, në listën e ngushtë për deputetë.

Beqa ishte i përfshirë në serinë e 19-të të “Dosjes së Shefave”, derisa në këtë seri të përgjimeve i kërkonte Adem Grabovcit që ta avanconte në detyrë sekretarin e ujësjellësit të Ibër-Lepencit.

Insajderi risjell bisedat e Zenun Pajazitit me Adem Grabovcin, dhe të Hajdar Beqës me Adem Grabovcin:

 Dosja e Shefave XVIII: Biseda që mund ta çojë në burg Zenun Pajazitin

[arve url=”https://www.youtube.com/embed/moSwOYX-Wsk” /]

“Qita emra…, Vjollca Sinani, Xhelal Selmani, Arianit Sllamniku, Avdyl Hasani, Shaqir Ukshini, Zijer Arifi, Ali Ismajli, Naim Mulaj, Xhafer Xhelili…”, thotë Grabovci, duke e pyetur se a janë të PDK-së apo jo.

“Për n’bord kon donë me çu vlla”, e pyet Grabovci, Pajazitin.

“Nëse munesh veç me m’i çu, diqysh n’emell sonte diqysh t’i këqyri edhe niherë”, thotë Pajaziti.

“Vera, Vera, kush osht Vera Rexhepi”, e pyet Grabovci.

“Tybe s’pe njoh”, ia kthen Pajaziti.

“Fatmire Ismajli – Januzi”, vazhdon Grabovci.

“As kta s’pe njoh”, shton Pajaziti.

“Izet Thaçi”, vazhdon Grabovci.

“As kta”, përgjigjet Pajaziti.

“Sabri Shkodra”, thotë Grabovci, teksa lexon listën.

“Po kta pe di tash, po nuk pe di cili osht. A osht i vjetri a i riu a”, shton Pajaziti.

“Kujtim Gashi”, vazhdon më tej Grabovci.

“Po, ky i joni osht”, konfirmon Pajaziti.

“E Shpresim Vranoci”, e pyet Grabovci, teksa merr pohimin nga Pajaziti se nuk është i tyre.

“E Azem Mujku”, pyet Grabovci.

“Ky veç osht n’bord se kisha çu ma”, sqaron Pajaziti. “Ky veç osht, osht dikun, osht naj njo”.

“Gzim Pajaziti”, vazhdon Grabovci.

“Po bon me shti, tani e kqyrum”, ia kthen Pajaziti.

“Halil Bajrami”, vazhdon Grabovci.

“S’pe di, s’pe di kush osht”, thotë Pajaziti.

“Elisa Ymeri”, e pyet sërish Grabovci.

“Po bon me shti”, thotë Pajaziti.

“Izet Zeqiri”, vazhdon Grabovci.

“S’pe di kush osht”, ia kthen Pajaziti.

“Adnan Hoxha”, vazhdon Grabovci, duke lexuar listën e emrave.

“Se di… Bon me shti”, thotë Pajaziti. “Edhe Ukshini a ke njo”?

“Po”, ia kthen Grabovci..

Biseda e plotë mes Grabovcit dhe Pajazitit

Grabovci: Alo

Pajaziti: Urno, urno!

Grabovci: Zenun, a je ti?

Pajaziti: Po unë jam, Adem.

Grabovci: Ç’kemi, kah je kshtu?

Pajaziti: Jom n’Stamboll, nesër kthena.

Grabovci: A?

Pajaziti: N’Stamboll jom, n’Turqi.

Grabovci: E…, n’dëgjo mirë.

Pajaziti: Fol.

Grabovci: Vjollca Sinani…

Pajaziti: A?

Grabovci: Qita emra…, Vjollca Sinani, Xhelal Selmani, Arianit Sllamniku, Avdyl Hasani, Shaqir Ukshini, Zijer Arifi, Ali Ismajli, Naim Mulaj, e… Xhafer Xhelili…

Pajaziti: (nuk kuptohet)

Grabovci: A?

Pajaziti: A janë marr vesh dikush?

Grabovci: Nuk osht marr vesh kërkush, po për qita t’thirra unë.

Pajaziti: A dreqi e marrtë.

Grabovci: Se nesër…

Pajaziti: N’sa ora duhet nesër?

Grabovci: Nesër, nesër, n’ora, 9.

Pajaziti: Unë mrri për këtë pikë, besoj.

Grabovci: Jo, jo, e ki për bordin “Hidromorava” .

Pajaziti: Aha, aha…

Grabovci: Për n’bord kon donë me çu vlla?

Pajaziti: A don…, a nesër votohet a?

Grabovci: Po nesër bohet përzgjedhja e tynev.

Pajaziti: Au.. ani nëse munesh veç me m’i çu, diqysh n’imell sonte diqysh ti këqyri edhe niher…

Grabovci: E…, Vera, Vera, kush osht Vera Rexhepi?

Pajaziti: Tybe s’pe njoh a.

Grabovci: Fatmire Ismajli – Januzi?

Pajaziti: As kta s’pe njoh.

Grabovci: Izet Thaçi?

Pajaziti: As kta.

Grabovci: Sabri Shkodra?

Pajaziti: Po kta pe di tash, po nuk pe di cili osht. A osht i vjetri a i riu a?

Grabovci: Kujtim Gashi?

Pajaziti: Po, ky i joni osht.

Grabovci: I joni?

Pajaziti: Po.

Grabovci: E Shpresim Vranoci?

Pajaziti: Jo.

Grabovci: E Azem Mujku?

Pajaziti: Ky veç osht n’bord s’e kisha çu ma.

Grabovci: A?

Pajaziti: Ky veç osht, osht dikun, osht naj njo.

Grabovci: Aha…, Gzim Pajaziti?

Pajaziti: Po bon me shti, tani e kqyrum.

Grabovci: Halil Bajrami?

Pajaziti: S’pe di, s’pe di kush osht.

Grabovci: Elisa Ymeri?

Pajaziti: Po bon me shti.

Grabovci: Ë.., Izet Zeqiri?

Pajaziti: S’pe di kush osht.

Grabovci: Adnan Hoxha?

Pajaziti: Se di… Bon me shti.

Grabovci: Okej, qita jon, hajt.

Pajaziti: Edhe Ukshini a ke njo?

Grabovci: Po, po, po.

Pajaziti: Hajde kqyrum pra po s’po di. E nesër a vendoset a?

Grabovci: Paj…, niherë hin kjo lista e ngushtë, atëherë shohim, hajt.

Pajaziti: Po s’ish kanë mirë pa fol kështu niherë.

Grabovci: Nesër e kanë caktu takimin.

Pajaziti: A?

Grabovci: Nesër e kanë ata.

Pajaziti: A nesër e kanë, aha…, u kry.

Grabovci: Hajt këqyr, nëse ki diçka tani m’tregon, tung.

Pajaziti: Hajde shoq, çao çao.

Dosja e shefave XIX: Intervenimi i Grabovcit për kushëriun e kreut të administratës tatimore

[arve url=”https://www.youtube.com/embed/PwCqi-Qw-Es” /]