PDK përmend “qëndrimin e Ahmetit në jaht” si skandalin më të madh të VV-së

PDK përmend “qëndrimin e Ahmetit në jaht” si skandalin më të madh të VV-së

Në magazinën zgjedhore të Klan Kosovës zyrtari i PDK-së, Besim Beqaj ka akuzuar Vetëvendosjen për qëndrimin e kryetarit Shpend Ahmeti në një jaht në Mal të Zi, duke e quajtur aferë korruptive të pushtetit të VV-së në Prishtinë.

Madje Beqaj ka thënë se ky është një nga skandalet më të mëdha të kësaj partie.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i zyrtarit të VV-së, Dardan Sejdiu . Ai ia ka plasur së qeshurës dhe më pas ka thënë se për afera korruptive mund të flasë PDK-ja, sepse qeverisë vendin qe 17 vite.

“Një njeri që do të zgjohej nga koma nuk do ta dinte kurrë që vendi është qeverisë nga PDK-ja qe 17 vite… për afera mund të flas PDK”, tha Sejdiu.