Partia Demokratike e Kosovës do të paraqesë sot prezantimin e planit të tyre të rimëkëmbjes ekonomike, njofton Insajderi.
Kështu ka bërë të ditur ish-këshilltari për media i Kadri Veselit, Valmir Klaiqi, me anë tënjë fotoje të publikuar në Facebook, ku thuhet se ky prezantim do të nis nga ora 16:30.
Pjesë e këtij prezantimi i cili do të shfaqet drejtpërdrejt në Facebook dhe në Televizion, përveç kreut në detyrë të këtij subjekti politik, njëherësh edhe kandidat për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj, do të jetë edhe anëtari tjetër i kësaj partie, Bedri Hamza.
Kjo parti derisa ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë, këtë listë e kanë quajtur “lista e kandidatëve për deputetë të partisë së rimëkëmbjes”, duke cilësuar se PDK është përfaqësimi më i mirë qytetar në këto zgjedhje.
PDK sot ka bërë të ditur se në një takim virtual të djeshëm të zhvilluar mes veprimtarëve dhe aktivistëve politikë të PDK-së në shtetet e Beneluksit dhe Departamentit për Diasporë në PDK, u formula shtabi zgjedhor i këtij subjekti politik për këto shtete. /Insajderi.com