PDK: Rezultatet e zgjedhjeve – pasqyrë e nivelit të lartë të demokracisë

PDK: Rezultatet e zgjedhjeve – pasqyrë e nivelit të lartë të demokracisë

Partia Demokratike e Kosovës thotë se rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit janë pasqyrë dhe shembull i nivelit të lartë të demokracisë në vend, njofton Insajderi.

Kështu u tha nga kjo parti në llogarinë zyrtare në Facebook, derisa janë falënderuar anëtarët, simpatizantët dhe përkrahësit për mbështetjen e dhënë.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit PDK-ja doli si partia e dytë fituese me 16.9 për qind të votave ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje ka triumfuar e para me 49.95 për qind të votave.

“Të nderuar anëtarë, simpatizantë dhe përkrahës të PDK-së. Faleminderit për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme. Faleminderit mijëra herë për secilën votë tuajën, për besimin e dhënë. Rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit janë pasqyrë dhe shembull i nivelit të lartë të demokracisë në vend”, thuhet në postimin e PDK-së në Facebook.

Në këtë postim shtohet se votën e simpatizantëve, PDK-ja do ta arsyetojë me punë dhe angazhim për të mirën e qytetarëve të Kosovës. /Insajderi.com