Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas mbylljes së afatit për paraqitjen e koalicioneve parazgjedhore, ka thënë se PDK është forcë e qytetarëve të vendit, shkruan Insajderi.
Ai përmes Facebook ka thënë se me Kadri Veselin si kryeministër, Kosova do të hyjë në etapa të reja zhvillimore.
“Ne kemi ditur ta ndryshojmë vendin, duke ndryshuar edhe veten, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë, pa dallime”, ka shkruar Krasniqi.