PDK thërret konferencë për media nga ora 18:00

PDK thërret konferencë për media nga ora 18:00

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë konferencë për media, përcjell Insajderi.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e kësaj partie, konferenca për shtyp do të mbahet në selinë qendrore të partisë, duke filluar nga ora 18:00.

Në këtë kumtesë, PDK nuk ka treguar arsyen e këtij adresimi.

“Partia Demokratike e Kosovës mban sot konferencë për media. Konferenca do të mbahet në zyrat e Selisë Qendrore, në ora 18:00”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com