PDK thumbon Limajn në Malishevë: Kush ka dalë nga PDK-ja nuk ka bërë asgjë

PDK thumbon Limajn në Malishevë: Kush ka dalë nga PDK-ja nuk ka bërë asgjë

Partia Demokratike e Kosovës është rikthyer në Malishevë pas shumë vitesh që kur ky qytet u shndërrua në një bastion të partisë NISMA me liderin ish- nënkryetarin e PDK-së, Fatmir Limaj.

Tash që PDK dhe NISMA janë bërë bashkë në një koalicion bashkë edhe me AAK-në, Kadri Veseli si kryetar i PDK-së është rikthyer në këtë qytet në tubimin e fushatës zgjedhore, por qysh në hapje të këtij tubimi janë thumbuar ata që kanë dalë nga PDK-ja.

“Të gjithë ata që kanë bërë diçka për Malishevën kanë bërë gjatë kohës sa kanë qenë në PDK. Dhe nuk kanë bërë as para e as pasi kanë ikur nga PDK-ja”, u tha në hapje të hapjen e tubimit në të cilën po promovohet kandidati për deputet nga ky qytet, Isni Kilaj.

Kilaj i humbi zgjedhjet lokale në Malishevë nga kandidati Ragip Begaj nga NISMA që është ende kryetar komune.

Por në këtë tubim, Kilaj është cilësuar si personi që ka shndërruar Malishevën nga një qytet i shkatërruar në një qytet me plotë kuptimin e fjalës.

E vet Kilaj vazhdoj me të njejtën gjuhë. Tha se PDK-ja do ta kthejë qeverisjen në Malishevë. Madje këtë ja ka premtuar edhe Veselit./Insajderi.com