PDK, VV, AAK dhe Nisma mobilizohen kundër kryetarit të komunës nga LDK-ja

PDK, VV, AAK dhe Nisma mobilizohen kundër kryetarit të komunës nga LDK-ja

Partitë opozitare në Komunën e Lipjanit, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Nisma Socialdemokratike janë bërë bashkë kundër kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Ky Grup i Asamblistëve ka ngritur kallëzim penal ndaj kryetarit të komunës dhe pesë drejtorëve në këtë komunë.

Ndaj drejtorit të Arsimit të komunë së Lipjanit, Rasim Hasanit, ndaj Ilir Tashollit ish-drejtor për Planifikim dhe Urbanizëm, ndaj Adem Duriqit, drejtori i Prokurorimit, Fauz Xhemaili ish-drejtor i Administratës si dhe Feti Krasniqit ish-drejto për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.

Arsyeja e kësaj ngritje të kallëzimit penal është se sipas këtij grupi kryetari i komunës së Lipjanit së bashku me drejtorët e kësaj komune kanë kryer veprat penale në bashkëkryerje sepse me dashje e direkt e me qëllim të ushtrimit të veprimtarisë kanë ndikuar në konkursin për mësimdhënës.