Faton Peci, Këshilltari i presidentes në detyrë, Vjosa Osmani, ka thënë se krye-diplomatja Meliza Haradinaj-Stublla i ka pamundësuar pjesëmarrjen Osmanit në ceremoninë për formalizimin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës e Izraelit.
Peci akuzoi ministren e jashtme në detyrë se ka “shkelur protokollin”, duke mos i mundësuar Osmanit të ketë adresim.
“u.d. Presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë të jetë prezente në këtë ceremoni, por pjesëmarrja i është pamundësuar nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila e ka shkelur Protokollin shtetëror, duke i pamundësuar Presidentes të ketë adresim dhe poashtu duke i pamundësuar rolin në ceremoni që i takon sipas praktikave dhe protokollit”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai shtoi se Osmani ka përshëndetur lidhjen e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Izraelit. /Insajderi.com
Reagim ndaj dezinformatave (të zakonshme) të Gazetës Express
u.d Presidentja nuk e ka injoruar ceremoninë për…
Posted by Faton Peci on Tuesday, 2 February 2021