Peja e ka mundur Sigal Prishtinën në derbin e rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës me rezultat 101:74 (22:24, 25:26, 22:13, 32:11), në kuadër të xhiros së 15-të të Superlig�" />

Peja fiton derbin e rivalëve të vjetër, mposht Sigal Prishtinën

Peja fiton derbin e rivalëve të vjetër, mposht Sigal Prishtinën

Peja e ka mundur Sigal Prishtinën në derbin e rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës me rezultat 101:74 (22:24, 25:26, 22:13, 32:11), në kuadër të xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në basketboll, njofton Insajderi.
Pjesa e parë në fakt ishte mjaft e barabartë, ku prishtinasit e fitojnë çerekun e parë 22:24 dhe atë të dytë, 25:26, ku skuadrat shkuan në pushim me rezultat 47:50.
Por, në pjesën e dytë, Peja ka dominuar, duke e fituar periodën e tretë 22:13, kurse më bindëse ishte në 10 minutat e fundit 32:11, për të triumfuar në fund me shifrat 101:74.
Te Peja u dalluan Brandon Walter me 21 pikë e 16 kërcime, Dardan Berisha me 27 pikë e nëntë kërcime, Dion Dixon me 28 pikë e pesë asistime dhe Marko Peroviq me 21 pikë e pesë kërcime, kurse te Sigal Prishtina u dalluan Daniel Lekndreaj me 17 pikë dhe Don Polloshka me 15 pikë dhe tetë kërcime.
Peja ka dhjetë fitore dhe pesë humbje, kurse Sigal Prishtina katër fitore dhe 11 humbje. /Insajderi.com