Në qendër të qytetit të Pejës, të premten, janë shpërndarë rroba të grumbulluara për dimër për qytetarë dhe familje nevojtare.
Ky aksion i grumbullimit të rrobave të ndryshme për dimër është zhvilluar në kuadër të iniciativës “Zbute dimrin pak”, përcjell Koha Ditore.
Në fakt, kjo iniciativë e grumbullimit të rrobave për dimër për qytetarët nevojtarë ka qenë e Leonita Krasniqit nga Komuna e Pejës, nxënëse 16-vjeçare e shkollës së muzikës “Halit Kasapolli” në Pejë dhe nxënëse e shkollës joformale të Aktivizimit për trajnimin e të rinjve për aktivizim në komunitet.
Ky aksion ka filluar nga dita e martë dhe grumbullimi i rrobave është bërë në zyrat e OJQ “Syri i Vizionit” dhe Qendrës Rinore Inovative