Gjatë natës së mbrëmshme, në Pejë është arrestuar një pronar i një lokali pasi që nuk i është përmbajtur rregullave të marra nga Qeveria e Kosovës, për mbyllje të lokaleve.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari rreth orësh 21:40 i ka shërbyer klientëve, raporton Gazeta Insajderi.
Me vendim të prokurorit, pas intervisimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Qeveria e Kosovës më 13 mars ka marr vendim që të gjitha lokalet, baret, restorantet të mbyllen deri në një kohë të pacaktuar për shkak të përhapjes së koronavirusit në vend.
Aktualisht në Kosovë të infektuar me COVID-19, janë prekur 16 persona. /Insajderi.com