Pejani vdes duke e pritur autobusin

Një personit i është keqësuar gjendja derisa ishte duke e pritur autobusin në lagjen “Dardania” në Pejë.

Ai është dërguar në spital për t’u trajtuar dhe aty ka ndërruar jetë, njofton Klan Kosova.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.