Pejë: arrestohen 5 persona për rrahje në mes vete

Pejë: arrestohen 5 persona për rrahje në mes vete

Në Pejë raportohet se ka ndodhur një rrahje në mes pesë personave.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të gjithë personat e përfshirë në  këtë rrahje.

Fillimisht kishte filluar një fjalosje në mes e tyre e më pas ka pasur sulm ndaj njëri tjetrit, njofton Insajderi.

Të gjithë kanë marrë lëndime trupore me çfarë edhe kanë marrë trajtim mjekësor në spital.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, tё gjithё personat e dyshuar pas intervistimit dërgohen në ndalim Policor prej 48- orësh. /Insajderi.com/