Pejë: Arrestohen shtatë persona për bixhoz të paligjshëm

Pejë: Arrestohen shtatë persona për bixhoz të paligjshëm

Janë arrestuar shtatë persona për organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, njofton Insajderi.

Ngjarja ka ndodhur të enjten e 8 prillit, në rrugën “Bedri Irizi” në Pejë.

Patrulla e njoftuar ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku i arrestuan të dyshuarit dhe u shoqëruan për në Stacionin Policor Pejë, kështu ka njoftuar Policia e Kosovës.

Shtatë të dyshuarit u intervistuan dhe po ashtu në cilësi të dëshmitarëve, zyrtarët policor kanë intervistuar edhe tre persona tjerë.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, në koordinim me të cilin një i dyshuar është dërguar në mbajtje, kurse ndaj të tjerëve do të vazhdohet procedurë e rregullt.

Gjithashtu, të gjithë personave të cilët kanë qenë të pranishëm në atë lokacion i’u janë shqiptuar edhe gjoba. /Insajderi.com